Tërmeti me magnitudë 7.5 godet Rusinë

25 mars 12:48

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm Rusinë, në orën 02:49, me një magnitudë 7.5 të shkallës Rihter.

Epiqendra e lëkundjes është regjistruar në jug-lindje të Severo-Kurilsk me thellësi 56.7 km.

Sipas mediave vendase lëkundjet janë ndjerë në të gjithë rajonin ndërsa paniku ka përfshirë qytetarët që kanë nxituar të lenë banesat.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo për dëme materiale.

Bregdeti lindor i Rusisë dhe Japonisë është një nga zonat më aktive sizmike, të njohur ndryshe si Unaza e Zjarrit Paqësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën për mocionin për…