Tërmeti në Pakistan lë 20 të vdekur dhe 300 të lënduar

24 shtator 2019 | 21:39

Një tërmet me fuqi 5.8 shkallë të Rihterit ka goditur kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad dhe disa qytete të tjera.

Raportohet se së paku 20 persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit malor Jehlum në provincën Punxhab, tha Departamenti Meteorologjik i Pakistanit bazuar në vlerësimin e tij paraprak.

Sipas dëshmitarëve dridhjet në Islamabad ishin të fuqishme duke bërë që shumë njerëz të qëndrojnë në rrugë, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Gani Dreshaj, ishte pjesë…