Tërmkolli: Turp, në pesë televizionet nacionale asnjë grua e ftuar në emisionet debatuese

30 qershor 2020 | 23:34

Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, është ankuar ndaj pesë televizioneve në vend, që sonte në asnjë debat nuk e kishin ftuar asnjë grua për të folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

“Në pesë Tv nacionale (RTK, Klan Tv, Rtv 21, T7, Tv Dukagjini), sonte në emisionet debatuese për situatën politike, asnjë grua, në asnjërën nga këto studio! Turp! E po, gratë janë për të punuar, jo për të bërë llafe, debate e zhurmë!”, ka shkruar Tërmkolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Ferizajt ka marrë vendim që të mbyllen çerdhet…