“Termokos”-i bëhet institucioni i parë që finalizon planin e Dekarbonizimit për periudhën 2024-2035

01 shkurt 2024 | 14:39

Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, është bërë institucioni i parë, i cili do ta finalizojë planin e Dekarbonizimit për periudhën afatmesme 2024-2035 dhe periudhën afatgjatë 2035-2050, kështu ka bërë me dije kryeshefi, Fisnik Osmani.

Ai ka theksuar se plani i Dekarbonizimit është dokument strategjik për N.P “Termokos”sh.a i cili mundëson transformimin e ngrohtores së qytetit në ngrohtore Karbon-neutral deri në vitin 2050.

“Ulja e emitimit të gazrave sere si rezultat i ofrimit të shërbimeve të ngrohjes si dhe përfshirja e BRE-ve përmes diversifikimit të burimeve të energjisë në periudhën 2035-2050 do të jetë fokusi kryesor i ‘Termokos’-it në planin afatgjatë. Në planin afatmesëm ‘Termokos’-i do të realizojë projektin solar4Kosovo dhe dyfishimin kapacitetit të kogjenerimit për të përfshirë sa më shumë lagje të Prishtinës me shërbime të ngrohjes nga ‘Termokos’-i, e në të njëjtën kohë duke përgatitur projekte konkrete investive në drejtim të dekarbonizimit të sistemit të ngrohjes. Kjo është një pjesë e përpjekjeve për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit në qytetin e Prishtinës. ‘Termokos’-i, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Adem Gashit i pati rënë hise të vinte…