Tërnava: Zemrat dhe lutjet tona janë me dhe për libanezët

05 gusht 2020 | 16:36

Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava ka reaguar për tragjedinë që ndodhi dje në portin e Bejrutit, ku humbën jetën dhe u plagosën shumë persona.

Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Tërnava ka thënë se në këto çaste zemrat dhe lutjet tona e Kosovës janë me dhe për libanezët e prekur nga kjo fatkeqësi.

“Lajmet e djeshme për fatkeqësinë e ndodhur në Beirut, Liban, na kanë prekur shumë. Në këto çaste zemrat dhe lutjet tona janë me dhe për libanezët e prekur nga kjo fatkeqësi. Zoti qoftë me libanezët dhe ua lehtësoftë dhimbjet e humbjet!”, ka deklaruar myftiu Tërnava.

(M.K/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar sot punën Bordi i përkohshëm i drejtorëve të…