Testohet ulja e avionëve në Kukës, Rama ‘thumbon’ kritikët: Janë ‘3D’

03 mars 2021 | 13:25

Në Aeroportin e Kukësit është kryer testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e rilaka thënë se kjo është një procedurë standarde.

“Janë procedura standarde që duhen kryer për të pasur gjithë eksperiencën në mënyrë që të mitigojmë të gjitha ngjarjet më vonë. Patëm një test të suksesshëm me avionin e provës. Tani i kemi hyrë një rruge drejt fundit”, ka thënë Balluku.

Po ashtu, është mësuar se po punohet paralelisht për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri.

“Terminali është 80 për qind  i përfunduar. Punimet po ecin me ritme të shpejta”,ka thënë a përfaqësuesi i kompanisë që po merret me ndërtimin e këtij aeroporti.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka lënë gjatë një postimi në rrjetet sociale pa “thumbuar” kritikët në lidhje me këtë investim.

“Avionët e testimeve janë ‘3D’ natyrisht, për të gjithë miqtë demokratikas këtu që shajnë e përqeshin me pasion”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Remzi Krasniqi nga Prishtina është një nga qytetarët e parë…