Tetë emigrantë kanë humbur jetën nga fundosja e anijes afër Libisë

07 janar 2018 | 13:29

Së paku tetë emigrantë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpëtuar, pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe, afër bregdetit të Libisë.

Roja bregdetare italiane tha se e ka vërejtur anijen e tejngarkuar me emigrantë dje herët në mëngjes dhe se Marina e Italisë ia doli t’i shpëtojë 84 vetë.

Grupi shpëtimtar humanitar, “Sea Watch”, në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se “numri i saktë është ende i paqartë” i personave që e kanë humbur jetën, raporton “Rel”.

Ky grup tha se janë vrarë “së paku” 25 njerëz. Në vitin 2017, afro 3.116 emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur, gjatë përpjekjeve për ta kaluar Detin Mesdhe, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Mijëra emigrantë të tjerë ia dolën të arrijnë në Greqi ose Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në krahun e Kasamit janë rreshtuar dy deputetë të tjerë,…