Tetë të vdekur nga stuhitë në jug të ShBA-së

16 prill 2019 | 11:17

Së paku tetë njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e stuhive në disa shtete në jug të ShBA-së.

Në Teksas, dy fëmijë kanë vdekur nga rënia e drurit mbi makinën e familjes së tyre.

Fëmijët ishin tre dhe tetë vjeç.

Vdekje janë raportuar edhe në Misisipi, Teksas dhe Luiziana.

Disa të plagosur nuk janë ndihmuar për orë të tëra për shkak të pengesave nëpër rrugë, kanë raportuar mediet amerikane.

Paralajmërime për tornado janë lëshuar edhe në Ohajo, Karolinë të Jugut dhe Virxhinia.

Stuhitë kanë nisur të lëvizin tani drejt Bregut Lindor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por kudo…