VOTA PËR ALI AHMETIN, ËSHTË VOTË EUROATLANTIKE

16 prill 2019 | 11:15

Ismet Sylejmani

Jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por kudo në hapësirat shqiptare, vota duhet të shkojë atje ku thotë udhëheqësi i popullit shqiptar, Ali Ahmeti

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pas hyrjes në NATO, përfundimisht e përgjithmonë e ka të qartë se cila është rruga e tij në integrimet euroatlantike!

Për të ardhur deri te ky realitet i madh proshqiptar i popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i është dashur të ecë rrugë të gjatë, në të cilën për të qenë i suksesshëm, ka dhënë shumë jetë e gjak, gjymtyrë e plagë, burg e përpjekje, djersë e punë dhe në fund bëri luftë titanike për të drejta e barazi euroatlantike, dhe ia arriti të dalë faqebardhë e fitimtarë.

Dy dekadat e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Përfaqësuesit Politik, Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, janë dekadat e arta, në të cilat është nisur fillimi i madh për të jetuar me dinjitet, respekt e perspektivë në tokën e të parëve, të gjyshërve e stërgjyshërve tanë!

Që nga hyrja triumfale e luftëtarëve kombëtarë shqiptarë në Shkup e deri në fillimin dhe përfundimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, populli shqiptar ka vuajtur një varg të pafund të padrejtësive të mëdha nga të gjitha anët.

Epoka e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përherë të parë i dha dinjitet e krenari, drejtësi e barazi, mirëqenie e prosperitet, aleancë kohezive e transparente popullit shqiptar me aleatë të mëdhenj botërorë e mekanizma relevant ndërkombëtarë.

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, edhe në të kaluarën ka pasur njerëz të zot e të shkolluar, me përgatitje të lartë akademike e profesionale, por i ka munguar UDHËHEQËSI, i cili e drejton me largpamësi e me aleat të mëdhenj pro shqiptar interesin madhorë të popullit, Atdheut e Kombit.

UÇK jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe UÇPMB në Luginë të Preshevës dhe UÇK në Kosovë, e kanë pasur themeluesin e tyre emrin e madh e të dëgjuar Ali Ahmeti.

Kudo e ngado që e drejton shikimin dhe gishtin ky burrë, kujtdo që i jep urdhër apo këshillë ky komandant e politikan epoke, me këdo që lidhë aleanca e miqësi ky birë besnik i vatanit, aty ka interes palca e kombit, aty ka dashuri ndaj popullit shqiptar, aty ka mbështetje të SHBA-së e të Bashkimit Evropian aty do të vijë ngadalë por sigurt prosperiteti kombëtar, Atdheu ynë do të ketë stabilitet e regjioni perspektivë të sigurt e të ndritur.

Vota në Maqedoninë e Veriut duhet të shkojë vetëm aty ku thotë Ali Ahmeti,sepse nëse vota shkon aty ku thotë Komandanti, nëse vota shkon aty ku thotë Udhëheqësi, atëherë, ajo vote jo vetëm do të sjellë të mira, por kushdo që e merr e kujtdo që i jepet do të jetë votë në shërbim të popullit shqiptar, të gjuhës së tij që e flet, të flamurit të kombit që e mban lartë dhe në hapësirat e atij shteti qe jeton.

Koha e dëshmoi se vota për Ali Ahmetin dhe atje ku thotë Ai të votohet, është votë për popullin shqiptar e interesat e tij politike kombëtare e shtetërore në Maqedoninë e Veriut, është votë për Shqipërinë, për Luginën e Preshevës e për SHBA, NATO e BE-në.

Për këdo e kudo që e kërkon Ali Ahmeti VOTËN shqiptare, ajo atje duhet të përfundojë, sepse me atë votë mbrohet e përfaqësohet interesi i Atdheut, me atë votë nuk cenohet çështja madhore kombëtare, nuk shkelet gjaku i luftës për liri dhe krejt në fund me atë votë do të ketë progresivitet, integrim e demokraci euroatlantike.

Prishtinë, 16 prill 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Ramadani, i plagosur në ditën kur ndodhi masakra e…