Tetë vjet më parë droni me flamurin shqiptar ateroi mbi Beograd

14 tetor 2022 | 12:16

Sot, tetë vjet më parë, teksa Shqipëria po luante në një terren tejet armiqësor ndaj Serbisë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian është lëshuar droni historik midis Beogradit.

Fillimi i ndeshjes shoqërohej me kore nacionaliste e shoveniste nga tifozët serbë, që dukej se vlonin nga urrejtja për “kuqezinjtë”.

“Vrisni shqiptarët” u kishte ngelur në fyt, teksa poshtë fushës po zbriste në flamur i bukur, me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.

Vreri kishte vijuar edhe më tutje, përderisa mjetet e forta gjuheshin në drejtim të lojtarëve shqiptarë të cilët, si kurrë më parë, ishin krejtësisht të pambrojtur.

Ironikisht edhe sigurimi që ishte angazhuar për ta mbajtur rendin u dehën nga frazat e sëmura dhe filluan t’i godisnin futbollistët shqiptarë.

Ishte Bekim Balaj ai që, teksa po e mbante flamurin e lëshuar, pësoi nga një çartje e pashpjegueshme e sigurimit bashkë me tifozët që godisnin bashkë mbi sulmuesin.

Si përfundim, flamurin s’e morën dot, por në të njëjtën kohë as tri pikët.

Në fakt ata, historikisht, morën shumë pika. Të gjitha nga to të zeza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionarja e për Punë të Brendshme e bllokut evropian, Ylva…