Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli

27 prill 2024 | 13:18

Sot janë bërë tetë vjet nga shkuarja në përjetësi e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli.

Veprimtari Bardhyl Mahmuti përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se mungesa e Qalit është e madhe.

“Mungesa jote është e madhe Qal, sidomos në këtë kohë kur janë përmbysur vlerat! Në ditën e përvjetorit të këtij kolosi të paepur të atdhetarisë, fotos së Shasivar Makollit po bashkëngjis tri fotografi nga koha para pandemisë dhe katrahurës politike”.

“Fotografinë me Adem Demaçin, simbolin e rezistencës sonë kombëtare dhe luftëtarin e shquar të çështjes kombëtare Fatmir Arifin gjatë vizitës në shtëpinë e Qalit. Fotografinë me Muhamet Mavrajn, figurë emblematike e Lëvizjes Studentore para dhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe me Shqiptar Adem Demaçin. gjatë homazheve për Shasivar Makollin. Dhe fotografinë e ndejës së fundit që kemi pasur bashkë me Vatanin dhe Behxhet Pllanën me Bacën Adem, Qalin dhe Shqiptar Adem Demaçin! LAVDI E PËRJETSHME SHASIVAR MAKOLLIT”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e…