Tetova: Lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan ‘fair-play’ kur shënuan gol

23 nëntor 2021 | 16:34

Ndeshja e zhvilluar në Klinë mes Dukagjinit dhe Ulpianës përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cili u shpreh i gëzuar që skuadra e tij fitoi një pikë, por kishte disa kritika për skuadrën vendase të cilët sipas tij nuk luajtën Fair-Play

‘Kishim ardhur për një rezultat pozitiv dhe e arritëm qëllimin. Për mua, Ulpiana e ka fituar ndeshjen pasi lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan rregullin e ferplejit kur shënuan golin e barazimit. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit që ka treguar rritje në secilën xhiro dhe do të presim ndeshjet e radhës për t’u përmirësuar edhe më shumë’, ka thënë Tetova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferrari duket se ka përmbushur mision që kishte këtë sezon…