Tevez: Messi nuk është i lumtur në PSG

18 maj 2022 | 12:07

Ish-sulmuesi i Manchester United, West Hamit dhe Juventusit, Carlos Tevez ka thënë se Lionel Messi nuk është i lumtur në Paris Saint-Germain.

Sipas tij, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka pamje krejt tjetër kur luan për Kombëtaren dhe tjetër kur paraqitet me parisienët.

“Messin e shoh ndryshe kur luan për Argjentinën dhe kur luan për PSG-në”, ka thënë Tevez.

“Me Albiceleste është i lumtur, me PSG-në jo. Kjo është kjo. Kur luan me dy ekipet e shoh komplet të ndryshëm”, ka shtuar Tevez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka reaguar pas…