Thaçi: Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar
03 nëntor 2019
| 10:03
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se para 24 viteve vdiq albanologu, humanisti i shquar dhe njeriu i urtë Anton Çetta, që hyri në historinë e re të Kosovës si pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë folklorike.
“Në vitet më të rënda të dekadës së fundit të shekullit që shkoi, Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar, duke pajtuar mijëra raste të gjakmarrjes”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Më pas, Kosova shkoi drejt luftës çlirimtare me një plagë socialpsikologjike më pak, falënderuar urtësisë së këtij burri dhe dhjetëra aktivistëve tjerë, që e shoqëruan atë anembanë Kosovës”, ka shkruar presidenti.



