Thaçi: Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ i shërben vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin

22 dhjetor 2017 | 13:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Presidenti Thaçi, ka thënë se ky është rezultat i punës së përbashkët dhe i përgjegjësive të larta shtetërore, por edhe i vizionit euroatlantik të Kosovës. “Sot është një kënaqësi e veçantë, sepse të gjithë së bashku morëm pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup. Një përpjekje kjo e kamotshme, e punës së përbashkët, e një angazhimi serioz prej të gjithë njerëzve vullnetmirë, e përgjegjësive të larta shtetërore, e zotimit tonë për qëllimin dhe vizionin euroatlantik”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se ky është projekt për Kosovën e re dhe moderne. “Është projekt i Kosovës moderne, i Kosovës evropiane. Është projekt i ëndrrave që kemi pasur, që po shndërrohen në realitet, prandaj urime të gjithëve, urime Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se kjo autostradë si urë lidhëse i shërben edhe vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë…