Thaçi bisedon me Erdogan për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë COVID 19

19 mars 2020 | 18:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pas sot një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi ka biseduar me Erdogan për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. “Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Suharekës, ka bërë të ditur se ka krijuar…