Thaçi dekoron me medaljen e dhjetëvjetorit të Pavarësisë ambasadorin Delawie

12 shtator 2018 | 10:23

Personaliteti i radhës i dekoruar me medaljen e dhjetëvjetorit të Pavarësisë, është ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi që jep këtë dekoratë, e ka përshkruar Delawien si një mik të veçantë të Kosovës.

Postimi i plotë i Thaçit:

Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj! HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryekuvendari, Kadri Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe…