Presidenti Thaçi dekreton guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti

29 mars 2018 | 10:51

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot emërimin e Fehmi Mehmeti në pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Dekretimi është bërë duke u bazuar në nenin 84, pikat (4, 27) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 38 (1, 2) të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (GZ, Nr.77, 16 gusht 2010), si dhe në pajtim me propozimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Vendimi i Kuvendit Nr. 06-V-081, i datës 15.03.2018), pranuar nga Zyra e Presidentit më 26.03.2018.

Fehmi Mehmeti deri me tani ka qenë ushtrues detyre i guvernatorit të BQK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar martirët e Belegut…