Thaçi dhe kryediplomatja norvegjeze flasin për paqen dhe stabilitetin në rajon

24 qershor 2019 | 22:50

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sonte ka pasur një darkë pune me Ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide.

Presidenti Thaçi dhe kryediplomatja norvegjeze kanë folur për bashkëpunimin bilateral, për përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

“Kosova është e përkushtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut, por ky dialog duhet të rifilloj pa kushtëzime”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide, ka theksuar se Norvegjia përkrah përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon.

“Norvegjia mbështet dialogun dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë kryediplomatja norvegjeze.

Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova do që njëherë e përgjithmonë ta qartësojë raportin e saj si shtet me shtetin e Serbisë dhe mund të vihet deri tek një marrëveshje ligjërisht obligative, me garancat e nevojshme ndërkombëtare, por nevojitet më shumë vullnet, largpamësi dhe pragmatizëm politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i…