 
                    Thaçi e nis vitin me logon zyrtare të Dekadës së Republikës
                01 janar 2018
                |  13:28
            
        Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka publikuar logon zyrtare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po bën 10 vjet pavarësi. Ne po bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zëri vendin e merituar në mesin e shteteve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tone”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        