Thaçi, i tronditur nga vrasja e 7-vjeçarit nga Kosova

22 mars 2019 | 13:59

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i tronditur nga vrasja makabre e 7-vjeçarit në Bazel, i cili është me prejardhje nga Kosova.

“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mërgimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Nxënësi 7-vjeçar me inicialet I.M. është vrarë  brutalisht të enjten pasdite afër shkollës së tij.

Gruaja që dyshohet se ka kryer krimin është vetëdorëzuar në polici dhe në prokurorinë e vendit ajo e ka pranuar se ka kryer krimin.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2547976641939346/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në simpoziumin ekonomik Francë…