Thaçi ia dhuroi bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris librin kushtuar Nënë Terezës

12 nëntor 2019 | 15:19

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ia ka dhuruar bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris librin kushtuar Nënë Terezës.

“Bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris, sot ia dhurova librin ‘Nëna e Dashurisë’  kushtuar Nënë Terezës, e cila është simbol i dashurisë, solidaritetit dhe kujdesit. Populli ynë i dha botës një nënë shumë të dashur për gjithë popujt, e cila me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Bibliotekës së Forumit të Paqes në Paris, sot ia dhurova librin “Nëna e Dashurisë” kushtuar Nënë Terezës, e cila është…

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 12. November 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë”…