Thaçi komenton fjalimin e Pompeo: Uniteti i SHBA-ve me BE-në bashkon forcat politike në Kosovë

15 shkurt 2020 | 14:14

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar fjalimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo si frymëzues për mbarë botën.

Thaçi ka treguar se Pompeo ka paralajmëruar koordinim më të madh të SHBA-ve me Evropën, shkruan lajmi.net.

Sipas Thaçit, ky unitet i BE-së dhe SHBA-të do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Fjalimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ishte frymëzues jo vetëm për rajonin tonë, por për mbarë Evropën dhe botën.

Paralajmërimi i tij për një koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili në tri vjetët e fundit kishte munguar.

Ky unitet do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh.

Bashkimi i aleatëve strategjikë perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke projektuar të ardhmen e shtetit tonë, bazuar në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendimit…