Thaçi: Kosova mbështet promovimin e vlerave të Frankofonisë

20 mars 2019 | 13:40

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shteti i Kosovës  do të mbështesë iniciativat që i shërbejnë promovimit të vlerave të Frankofonisë.

“Kosovarët së bashku me frankofonët në botë, sot festojnë 20 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Kosova mbetet e angazhuar në promovimin e gjuhës frënge dhe në ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor, si dhe do të mbështesë iniciativat që i shërbejnë promovimit të vlerave të Frankofonisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e Përfaqësues së Kosovës po e presin me padurim…