Thaçi: Kosova vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

12 nëntor 2019 | 11:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku ka folur për angazhimin e arritjes së paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bënë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë.

Presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, e përkushtuar gjithnjë për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale dhe globale.

“Ne e dimë më së miri sa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ashtu siç e dimë, që perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vite me radhë, “Samsung” ka qenë një udhëheqës në…