Thaçi: Kosovës i duhet qeverisja nga PDK-ja
02 qershor 2026
| 22:27
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Armend Thaçi, ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeverisje e udhëhequr nga PDK-ja, duke e cilësuar partinë si forcën që mund të sjellë ndryshimin në vend.
Thaçi ka shprehur krenarinë për rrugëtimin e tij politik brenda PDK-së, duke theksuar se për më shumë se dy dekada ka qenë pjesë e angazhimeve për Kosovën, demokracinë dhe orientimin perëndimor të vendit.
Kandidati për deputet ka bërë të ditur se në këtë garë zgjedhore është përfshirë me përvojën e një aktivisti që ka qenë pjesë e PDK-së që nga ditët e para, duke kontribuar në ndërtimin e një partie të fuqishme dhe demokratike.



