Thaçi: Lajm i mirë për Evropën, rizgjedhja e Merkelit kancelare

14 mars 2018 | 15:34

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i lumtur me rizgjedhjen për herën e katërt me radhë të Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë.

Ai ka thënë se rizgjedhja e Merkelit në këtë pozitë është lajm i mirë për të gjithë Evropën.

“Jam i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu. Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër. Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka takuar të…