Ministri Gashi premton përkrahje për komunën e Obiliqit

14 mars 15:06

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka takuar të mërkurën ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me të cilin ka biseduar rreth projektit të Shtëpisë së Kulturës, për investimin e stadiumit të qytetit dhe rreth përkrahjes në aktivitetet kulturore e sportive.

Kryetari Gashi ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin që po tregon për Komunën e Obiliqit.

“Nga ana tjetër ministri Kujtim Gashi, u zotua se me rishikimin e buxhetit do të realizohet edhe pjesa e mbetur me vlerë rreth 350,000.00 euro, për përmbyllje të projektit në shtëpinë e kulturës në Obiliq, si dhe u zotua se nuk do të mungojë bashkëpunimi mes MKRS-së dhe komunës”, ka thënë kryetari Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe do t’i dëbojë 23 diplomatë rusë pasi…