Thaçi: Masakra e Rezallës, një ndër më të rënda mbi popullatën civile

05 prill 2018 | 11:59

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Rezallës, duke thënë se kjo është një nga masakrat më të rënda që është kryer mbi popullatën civile.

Thaçi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk kanë dalë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.

“Një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare, e bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, është ajo e Rezallës, më 5 prill 1999.  Përmasa e krimit mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të vrarëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës. Për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët. Sot me pietet të lartë kujtojmë të rënët e Rezallës. Liria dhe pavarësia e Kosovës themelin e kanë në sakrificën e dëshmorëve dhe të martirëve”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Timberlake ka ndihmuar një fanse për të bërë një…