Thaçi: Me dëshirën më të madhe do të bisedoja me një dreq se sa me Vuçiqin

07 nëntor 2018 | 15:44

Të enjten në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Kosovapress” e ka konfirmuar takimin dhe ka shpjeguar se çfarë pret nga ky takim.

Ai ka thënë se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq se sa me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Pres që do të jetë një takim i vështirë, i rëndë, sepse homologu im nga Serbia është një bashkëbisedues i vështirë, i komplikuar dhe në të njëjtën kohë edhe i ngarkuar. Mund të them se dëshirën më të madhe do të isha uluar me një dreq në tavolinë për të biseduar, sesa më Aleksandër Vuçiqin, sepse ai me tërë potencialin e tij, tërë arsenalin shtetëror të Serbisë, po punon për shpërbërjen e Kosovës si shtet por edhe dëmtimin e institucioneve të Kosovës. Natyrisht që unë do e përballojë, por nuk është e mjaftueshme përballimi i Serbisë, është me rëndësi që i gjithë spektri politik të kyçet në këtë proces, të nxirret sa më shpejt ajo platformë e Kuvendit të Kosovës, të bëhet ekip e përbashkët e Kosovës, të jemi të gjithë së bashku ën tavolinë dhe të fitojmë këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik në Kosovë për një vetëdije më të lartë shtetërore, për një vendimmarrje më të shpejt për përfaqësim politik me bazë më të gjerë politike në dialogun me Serbinë.

Në këtë kontekst, ShBA-ja dhe BE-ja janë në mbështetje të këtij procesi.

Më tutje, Thaçi ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për caktimin e masën prej 10 për qind të importeve nga Serbia.

“Pushtetet janë të ndara në Kosovë. Nuk komentoj opinionet e as vendimet e institucioneve tjera. Secili institucion merr vendime merr përgjegjësitë dhe në të njëjtën kohë autoritetin e vet për atë vendimmarrje”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose nuk di të ndalet. Kudo që shkon modelja…