Thaçi mori pjesë në hapjen e Festivalit Folklorik “Plaku 2019”

24 maj 21:48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Folklorik në Komoran “Plaku 2019” , shkruan rtv21.tv “Në hapjen e Festivalit Folklorik “Plaku 2019”, i cili nuk është vetëm i fshatit Komoran, por ka përmasa kombëtare, ashtu siç ishte edhe vetë Xheladin Gashi, personalitet gjithëkombëtar. Sonte iu këndua heronjve tanë, iu këndua Adem Jasharit, gjeneral Plakut, lirisë, pavarësisë dhe krenarisë sonë kombëtare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara