Thaçi në Uashington i shkruan tri fjali për humbjen e Kosovës

09 tetor 2020 | 08:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Uashingtoni ka shkruar për ndeshjen në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Ai thotë se u diskualifikuam, por kombëtarja e Kosovës bëri lojë të bukur. Po ashtu, ai falënderoi lojtarët për emocionet që i dhanë.

“Ne u diskualifikuam, por kombëtarja jonë shkëlqeu me lojë të bukur, dinamike dhe luftarake, duke u veçuar nga të gjitha kombëtaret e tjera. Me përvojën e fituar, finalet e mëdha të djemve tanë në fushën e gjelbër nuk do të jenë të largëta. Faleminderit për çdo moment krenarie dhe për emocionet e forta që na i keni dhënë! HTH”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në…