Thaçi sot e pret emisarin e Trumpit në Prishtinë

08 tetor 2019 | 22:56

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet sot (e mërkurë) në Prishtinë me Richard Grenell, i cili është angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë-Serbi.

Zyra e Presidentit njofton se Thaçi nesër në orën 13:00 e pret në zyrën e tij emisarin e presidentit amerikan Donald Trump.

“Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Grenell e viziton Kosovën për herë të parë, pak ditë pasi ai e mori detyrën e re si i dërguar special i SHBA-së në negociatat mes Kosovës e Serbisë, që janë ndalur qe një vit. I angazhuari i Trumpit është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e dytë në…