Thaçi nuk e dekreton Radomir Labanin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

24 maj 2018 | 11:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do ta dekretojë Radomir Labanin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Zyra për Informim e Presidencës ka thënë për “Radio Evropa e Lirë” se dekretimi nuk do të ndodhë deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë.

“Mund ta konfirmojmë se për shkak të dyshimeve të ngritura për te kaluarën e z. Laban, presidenti i Republikës së Kosovës nuk do ta bëjë dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë”, është thënë në përgjigjen e Presidencës.

Radomir Laban është propozuar nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro zgjedhjes se tij në këtë pozitë.

Labani është dënuar nga autoritetet serbe me gjashtë vjet burgim nën akuzën për marrje ryshfeti.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos e dekretojë Radomir Labanin në pozitën e gjyqtarit.

Kërkesë të tillë ka bërë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke kërkuar një verifikim të së kaluarës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Rahovecit janë duke vazhduar punimet në realizimin…