Thaçi pas takimit me zyrtarin amerikan: Nuk pranojmë ndarje apo shkëmbim territoresh

12 mars 2018 | 12:59

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk pranojnë ndarje, shkëmbim territoresh apo ndonjë autonomi.

Ai në një konferencë të përbashkët me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, ka thënë se e ka biseduar me këtë të fundit për vazhdimin e dialogut me Serbinë, i cili do të çonte drejt pajtimit në frymën evropiane duke respektuar integritetin territorial.

“Kosova nuk pranon ndarje, shkëmbim territoresh dhe ndonjë autonomi. Nuk kemi biseduar vetëm për politikën, por edhe për ekonomi. Është me rëndësi që SHBA-të të sjellin investitor”, ka thënë Thaçi.

Më tutje, Thaçi ka thënë se ka informuar zyrtarin amerikan edhe për procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se ky proces do të përmbyllët shumë shpejt.

“Partitë janë duke biseduar me Listën Serbe dhe kjo do të ndodhë në ditët e ardhshme. Është interes strategjik dhe shtetëror. Diskutuam edhe për hapa e mëtejshëm që do të ndërmarr FSK-ja për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, si parakusht për të filluar partneriteti për paq dhe anëtarësimin në NATO”, ka thënë Thaçi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Robert Kalniak, ka dhënë dorëheqje,…