Thaçi përfundon takimin me Mogherinin

07 shtator 2018 | 10:08

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. 

“Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi iu është adresuar mediave në…