Thaçi priti delegacionet e Francës dhe Gjermanisë, diskutojnë për takimin e Parisit

03 qershor 2019 | 12:17

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot këshilltarët diplomatikë të presidentit Macron dhe kancelares Merkel.

Presidenti Thaçi u uroi mirëseardhje dhe mirëpriti angazhimin francezo-gjermanë për takimin në Paris, në mes të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Serbisë, si dhe përpjekjet e presidentit Macron dhe kancelares Merkel për të ndihmuar rifillimin e procesit të dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Presidenti Thaçi potencoi se “dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi”.

Gjithashtu, presidenti u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Presidenti Thaçi kërkoj që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Në fund, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet policore të stacioneve të Prishtinës, në vazhdën e intensifikimit…