Thaçi: Rënia e Enver Zymberit rrënoi ambiciet për krijimin e Republikës Serbe në veri

26 korrik 2019 | 10:22

Presidenti Hashim Thaçi e ka kujtuar policin Enver Zymberi në tetëvjetorin e rënies së tij në detyrë.

Ai ka thënë se rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veri.

“U bënë 8 vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e heroit Enver Zymeri. Rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit tonë. Përkulemi para veprës heroike të Enver Zymerit – heroit të Kosovës së lirë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot deri më 28 korrik në Kosovë do të…