Thaçi: S’do të ketë kurrë amnisti për ata që kanë kryer krime në Kosovë

12 korrik 2018 | 13:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se asnjëherë nuk do të ketë amnisti për ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe që kanë organizuar spastrim etnik.

Po ashtu ai ka thënë se nuk do të ketë amnisti për ata që kanë vrarë mbi 15 mijë civilë të pafajshëm, që kanë kryer mbi 400 masakra dhe kanë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare.

“Pas çdo konflikti që ndodh, nuk është vetëm rasti i Kosovës dhe Serbisë, është diskutuar për amnistitë e mundshme. Mund të ketë diskutime në formë të përshkallëzimit të amnistisë së pjesëmarrësve në konfliktin e fundit, por një gjë dua të sqaroj se për ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, kanë organizuar spastrimin etnik, kanë vrarë mbi 15 000 civilë shqiptarë në Kosovë, kanë kryer mbi 400 masakra ndaj popullatës shqiptare, kanë dhunuar mbi 20 000 femra shqiptare, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti”, ka thënë Thaçi gjatë një vizite në fabrikën “Kivo” në Komunën e Kaçanikut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në opinion është krijuar një lloj perceptimi se minatorët e…