Thaçi: Serbët e Kosovës po mbesin peng i politikave të Beogradit

01 qershor 2019 | 12:42

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në Forumin “To be Secure” në Mal të Zi.

I pari i shtetit ka theksuar se derisa Bashkimi Evropian është duke u vonuar sa i përket Kosovës idetë që nuk përkojnë me frymën euroatlantike mund të fuqizohen.

“E kemi kaluar procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Raportet e normalizuara mes Kosovës e Serbisë janë sfidë e madhe e gjithë rajonit Sa më tepër BE vonohet me Kosovën, sa më tepër rriten këto paragjykime, sa më tepër injorohen të arriturat e Kosovës në reforma dhe sa më tepër njerëz e ndien veten të izoluar atëherë unë e kam ngrit shqetësimin shumë të drejtë se njerëzit do të fillojnë të mendojnë se a po na duanë BE apo jo”.

Thaçi në këtë forum ka folur edhe për kulturën multientike që dominon në Kosovë.

Ai ka thënë se të gjitha komunitete përveç në shoqëri janë të përfaqësuara edhe në institucionet e Kosovës.

“Sot patriotizmi më i madh është kultivimi i multietnicitetit, zhvillimi ekonomik, sjellja e investitorëve, vendet e punës dhe mirëqenia sociale. Kemi punuar me të gjitha komunitete jo shumicë për formimin e një shoqërie multietnike, në këtë drejtim është vërë progres i madh. Edhe sot në të gjitha institucionet edhe parlament edhe qeveri janë të përfaqësuara të gjitha komunitetet”.

Presidenti ka folur edhe për aksionin e Policisë që ndodhi para disa dite në Veri, ka qenë kundër një grupi kriminal multientik dhe jo vetëm kundër serbëve,ashtu siç thotë ai, se kanë shkruar mediat serbe.

“Është goditur një rrjet i krimit të organizuar multietnik, jo vetëm në veri po në gjithë Kosovën. Nuk do të thotë që je serb, ki imunitet ndaj krimit, apo shqiptar. Serbët e Kosovës po mbesin peng I politikave të Beogradit”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbarë botën sot shënohet 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare…