Thaçi: Skënder Çeku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e UÇK-së

17 gusht 2018 | 15:49

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, më rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të gjeneralmajor, Skënder Çekut, ka thënë se ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjen kombëtare dhe forcimin e bazave të UÇK-së.

“Njëzet vjet më parë ndërroi jetë njëri nga luftëtarët më të devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder Çeku. Ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjen kombëtare, forcimin e bazave të UÇK-së dhe drejtpërdrejt në fronte dhe beteja në vitin 1998. Skënder Çeku është ndër figurat më të ndritura që prodhoi lëvizja jonë kombëtare për liri dhe pavarësi të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola po mundohet t’i japë fund dominimit të futbollit…