Thaçi takon Konteshën e Wessexit, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale

17 tetor 2019 | 10:38

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit.

Rreth këtij takimi ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, derisa ka bërë me dije se presidenti Thaçi dhe Kontesha Sophie, diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit për ta sfiduar stigmën që po lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Këtë mëngjes, LSM Kontesha e Ueseksit u takua me Presidentin e Republikës së Kosovës, SHT Hashim Thaçi, në fillimin e vizitës së saj në Kosovë. LSM Kontesha e Ueseksit dhe Presidenti diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për kompensim përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar”, është theksuar në njoftimin e Ambasadës së Britanisë në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i ka dërguar një letër…