Thaçi telefonon ambasadorin Grenell, mirëpret rolin e tij në dialogun Kosovë-Serbi

04 tetor 2019 | 16:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka realizuar sot një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenel të cilin presidenti Donald Trump e ka emëruar të dërguar special për negociatat paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka mirëpritur emërimin e ambasadorit Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi si dhe rolin e shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.

“Emërimi juaj shton konfidencën dhe besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë. Ky është konfirmim i përkushtimit personal të presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Thaçi në këtë bisedë telefonike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave është duke i…