Thaçi thotë se komandant Kumanova ishte një nga luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së

25 gusht 2019 | 10:36

Në 21-vjetorin e rënies, presidenti Hashim Thaçi e ka përkujtuar Ismet Jasharin i njohur si komandant Kumanova.

Thaçi e ka cilësuar atë si një nga luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së, ndërsa ka shtuar se sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia e vlerave kombëtare të luftës tonë.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në “Facebook”:

Në 21 vjetorin e rënies, kujtojmë Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën” njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia më e mirë e vlerave kombëtare të luftës sonë, së cilës iu bashkuan luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale…