Thaçi takon Hahnin në Davos të Zvicrës, flasin për dialogun dhe vizat

23 janar 2019 | 20:14

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Davos të Zvicrës është takuar me komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Presidenti Thaçi në një prononcim për “RTK”-në, ka thënë se me komisionarin Hahn ka biseduar për dialogun me Serbinë dhe për liberalizimin e vizave.

“…Për të lehtësuar nxjerrjen e vendimit nga Këshilli i Ministrave për liberalizmin e vizave, pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tash i mbetet Brukselit që të marrë vendime, sepse siç tha edhe komisionari Hahn se tash vendimi është te disa shtete anëtare që janë duke e shqyrtuar vendimin për liberalizimin e vizave….”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë për dialogun do të mund të ndodhë të javët e ardhshme.

Presidenti Thaçi ka thënë se përmes marrëveshjes me Serbinë, Kosova do të përfitonte njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Parashihet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare…..Kjo marrëveshje do të nënkuptonte transformimin e shtetit të Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.

Thaçi ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum botëror është një mundësi e mirë për promovimin e vendit dhe për mundësinë e sjelljes së investitorëve të huaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka kërkuar nga…