Thaçi tregon se a do të kandidojë si president edhe për një mandat

25 dhjetor 2017 | 21:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur se duhet bërë reforma elektorale për zgjedhjen e presidentit.

“Kosovës i duhet reforma elektorale edhe për zgjedhjet e presidentit edhe për zgjedhjet nacionale, i duhet reforma edhe për zgjedhje locale. Kemi edhe rekomandimet e KQZ-së, është punuar shumë për reformën elektorale, besoj se nga janari do të kemi mundësi që të ulemi përsëri dhe t’i japim një shtytje reformës elektorale. Vazhdoj të besoj se do të ishte me interes për vendin që presidenti të mos zgjidhet me formën që është aktualisht, mendoj se qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin presidentin dhe të mos ndërlidhet vetëm me partnerët e koalicionit”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se nuk do të konkurrojë për postin e presidentit, nëse forma e zgjedhjes së tij mbetet kështu si është.

“Nuk do t’i lejojë vetës që të konkurrojë, nëse ndodh reforma, mundësia është që të konkurrojnë të gjithë ata që janë të interesuar. Gara do të jetë më interesante, do të ishte diccka e mirë dhe e shëndetshme për institucionin e Presidentit por edhe demokracinë në Kosovë. Edhe për zgjedhjet nacionale duhet të ketë reformë por kjo i takon partive politike si i shohin gjërat”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi që nuk ka mundësi…