Thaçi u jep ‘Medalje Presidenciale’ oficerëve të parë të UÇK-së

26 dhjetor 2018 | 10:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka ndarë ‘Medaljen Presidenciale’ të 10-vjetorit të pavarësisë disa prej oficerëve të parë të UÇK-së.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova e kishte krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, para se ta shpallte pavarësinë e saj. 

“Një dekadë pas pavarësisë, në këtë fundvit kur unanimisht në Kuvend u votua krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë i dekorova disa prej oficerëve të parë të UÇK-së. Këtë medalje, sot e ndava për Kadri Kastratin, Binak Gashin, Mahir Hasanin, Mensur Kasumin, Hysni Ahmetin dhe dëshmorin Agim Qela. Ushtria e Kosovës është meritë e të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

Kosova e kishte krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, para se ta shpallte pavarësinë e saj. Një dekadë pas pavarësisë,…

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 26. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj rritjes së…