Thaçi uron Pashkët: Edhe në këtë ditë i gëzohemi harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë

28 prill 2019 | 12:53

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Ai ka thënë se edhe në këtë ditë i gëzohen harmonisë dhe bashkëjetesës qytetare në Kosovë.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve. Edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohemi harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë qytetarëve tanë. Paqe, begati dhe lumturi për të gjithë. Për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë që…