Thaçi vazhdon intervistimin në Speciale edhe të mërkurën

14 korrik 2020 | 19:30

Intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar do të vazhdojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke filluar nga ora 13:00.

Gjatë të martës, për të dytën ditë me radhë, presidenti Thaçi u intervistua për gjashtë orë.

Presidenti Thaçi të martën është larguar nga objekti i Speciales pa deklaruar asgjë për media, por gazetarët që janë të pranishëm atje kanë bërë me dije se intervistimi i tij do të vazhdojë edhe të mërkurën në të njëjtin orar, në orën 13:00.

Presidenti Thaçi, një ditë më parë, pra të hënën, në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë ka qëndruar mbi gjashtë orë, e pas daljes nga ajo ka bërë me dije se ka dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit Prosper dhe prokurorëve, të çështjeve sqaruese teknike dhe në të njëjtën kohë edhe ato fillestare, të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Para se të hynte në ndërtesën e Prokurorisë së Specializuar për intervistim, Thaçi ka thënë për mediat se beson se nga kjo sfidë do të dalë me sukses.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinion nga: Sabina Gjocaj- Juriste e diplomuar-Mr.Sci. Vlerësohet se rreth…