Thaçi: Vdekja e shkrimtarit Fatos Arapi, humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe

11 tetor 14:56

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të famshëm, Fatos Arapit.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vdekja e Arapit është humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe.

Postimi i plotë i Thaçit:

Vdekja e shkrimtarit Fatos Arapi është humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe.
Fatos Arapi i përket atij brezi intelektualësh që e modernizuan letërsinë shqiptare në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe u shqua edhe me shkrime teorike në fushën e kulturës.

Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe.
Ngushëllime të sinqerta familjes Arapi dhe miqve të tij, anembanë hapësirës shqiptare.

Arapi është ndarë nga jeta sot, në moshën 88-vjeçare.
Ai lindi në vitin 1929 në Vlorë. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë.

Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.
Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq, ka treguar se ende…